A po rikthehet “Destiny’s Child”?

  • A.P /
  • 24 August 2021 - 19:06
A po rikthehet “Destiny’s Child”?

Babai i Beyonce, Mathew Knowles ka hedhur poshtë spekuliumet se grupi “Destiny’s Child” do të ribashkohet. Shkak i këtyre thashethemeve ishte një logo e re që u shfaq në faqen e grupit të përbërë nga Beyonce, Kelly Rowland dhe Michelle Williams.

Sidoqoftë, Mathew, i cili mbetet menaxher i Destiny’s Child është shprehur se nuk ka asnjë plan për një ribashkim të treshes së artisteve. Përgjatë viteve, grupi lëshoi ​​pesë albume para se të shpërbëhej pas një koncerti lamtumire në vitin 2006.

Destiny’s Child së fundmi performoi së bashku në festivalin muzikor Coachella në 2018. Përsa i përket Beyonces, albumi më i fundit ishte ai vizual me titull “Black Is King”, ndërsa ka premtuar projekte të reja për të cilat ka punuar gjatë pandemisë.

(Kosova Sot Online)