Enca tallet me albumin e Dafina Zeqirit

  • A.P /
  • 29 August 2021 - 10:29
Enca tallet me albumin e Dafina Zeqirit

Para disa ditësh, këngëtarja e dashur për publikun, Dafina Zeqiri publikoi të gjitha imazhet e kopertinës ë albumit të saj më të ri, “Dafinë Moj’.

Ajo është shfaqur në imazhet e publikuara brenda një fushe me dele, ku në dorë mban një qengj të vogël.

Mirëpo, veç fansave të cilët e kanë pëlqyer shumë zgjedhjen e këngëtares, edhe artistë të tjerë kanë reaguar rreth kësaj zgjedhjeje.

Image

Enca para disa minutash publikoi në Instastory një foto ku shfaqet me një qengj në kah, në të njëjtin pozicion si Dafina.

“Foto për albumin tim ‘Encë moj’, ka shkruar Enca me shaka përmbi foto dhe ka etiketuar Dafinën.

(Kosova Sot Online)