Bebe Rexha publikon video hot nga pushimet, këngëtarja tund të pasmet teksa i dashuri…

  • 04 September 2021 - 16:07
Bebe Rexha publikon video hot nga pushimet, këngëtarja tund të pasmet teksa i dashuri…

Bebe Rexha dhe i dashuri i saj kanë udhëtuar drejt Italisë për të kaluar disa ditë pushimi. Këtë e ka treguar vetë këngëtarja me anë të disa postimeve hot në llogarinë e saj në Instagram.

Në një video, Rexha shfaqet e veshur me një fustan të ngushtë ngjyrë bezhë, teksa dekoltenë e ka të hapur. Dallohet lehtësisht që artistja nuk ka vendosur reçipeta duke e bërë edhe më sensuale pamjen e saj. Ajo shfaqet duke kërcyer me të dashurin e saj, Keyan Safyari, në një jaht luksoz.

Artistja duket shfaqet shumë e lumtur në krahët e partnerit të saj, me të cilin zbuloi se është në lidhje një vit më parë.

Në disa video të tjera të publikuara në Instastory, Bebe tregon të pasmet bombastike e veshur me bikini të zeza. Ajo thotë se ato nuk janë perfekte, por i pëlqejnë shumë.

Këngëtarja festoi para pak ditësh 32-vjetorin e lindjes dhe mori mesazhe e urime të shumta në rrjete sociale. Këngëtarja u urua edhe nga Rita Ora me të cilën ka ruajtur marrëdhënie të mira ndër vite.

“Vajza e ditëlindjes, shpresoj që të kalosh ditën më të bukur”, shkroi Rita në urimin e saj për Rexhën.

(Kosova Sot Online)