Janë dashur plot 300 orë punë me dorë për fustanin e Penelope Cruz

  • A.P /
  • 05 September 2021 - 09:32
Janë dashur plot 300 orë punë me dorë për fustanin e Penelope Cruz

Aktorja e njohur, Penelope Cruz ishte e pranishme në hapjen e edicionit të 78 të Festivalit të Filmit në Venecia dhe paraqitja e saj u rendit ndër më të mirat e natës së parë të eventit të rëndësishëm.

Fustan i zi i gjatë prej mëndafshi u cilësua si një nga veshjet më të bukura të eventit dhe për krijimin e tij me dorë ishin dashur plot 300 orë punë nga Chanel.

Aktorja hollivudiane është një fanse e punimeve me dorë dhe ka zhvilluar një vlerësim shumë të madh për punën e bërë: “Unë kam qenë në atelie shumë herë gjatë viteve, duke vizituar të gjitha gratë që krijonin veshjet, dhe shumë herë i kam parë një ditë para shfaqjes. Ata kurrë nuk e lënë fustanin nëse nuk është 100 përqind i përsosur.”

Fustani që ka veshur Penelope për premierën e filmit në tapetin e kuq është pjesë e koleksionit Vjeshtë-Dimër 2021-2022 të Chanel.

Image

(Kosova Sot Online)