Paditet këngëtarja e famshme

  • A.P /
  • 05 September 2021 - 11:33
Paditet këngëtarja e famshme

Nicole Scherzinger është paditur nga Robin Antin, themeluesi i grupit “Pussycat Dolls”. Antin pretendon se këngëtarja refuzon të bashkohet me grupin në turneun e ardhshëm nëse ajo nuk merr pjesën më të madhe të fitimeve.

Scherzinger thuhet se ka nënshkruar një turne ribashkimi dhe se ka rënë dakord për të marrë 45 përqind të të ardhurave por tani refuzon të marrë pjesë në turne duke kërkuar të rinegociojë kushtet e marrëveshjes.

Scherzinger thuhet se po kërkon 75 përqind të të ardhurave nga turneu, një rritje e konsiderueshme nga shuma e parë. Marrëveshja ishte për ribashkimin e grupit në vitin 2019 por turneu u shty për shkak të pandemisë.

Këngëtarja performoi me grupin pop nga 2003 deri në 2009 para se të vazhdonte një karrierë si një artist solo. Që pas shpërbërjes së grupit, Scherzinger ka qenë e angazhuar dhe në aktrim, ku ka luajtur mes të tjerash në “Moana” dhe “Men In Black 3”.

Image

(Kosova Sot Online)