Kapet me shtatë kilogram kokaine, një tjetër modele greke në pranga

  • G.G /
  • 10 September 2021 - 15:21
Kapet me shtatë kilogram kokaine, një tjetër modele greke në pranga

Ditë më parë mediat greke shkruajtën gjatë për modelen Afroditi Barba e cila u arrestua pasi në makinën e saj u gjetën 35 pako kokainë.

Ndërsa sot mediat greke raporojnë sërish për një rast tjetër të ngjashëm dhe është fjala për modelen Elena Polychronopoulou, e njohur për pjesëmarrjen e saj në reality show ‘Power of Love’.

Polychronopoulou është arrestuar ditën e djeshme së bashku me partnerin e saj Dimitris Regginidis pasi në apartamentin e tyre në N.Smyrni iu është gjetur shtatë kilogram kokainë.

Polychronopoulou 28-vjeç ka studiuar për gazetari dhe është shumë aktive në rrjetet sociale, ku numëron me mijëra ndjekës.

(Kosova Sot Online)