Pas lajmeve për fejesë, Cozman dhe partnerja e tij i japin fund lidhjes

  • E.K /
  • 14 September 2021 - 16:58
Pas lajmeve për fejesë, Cozman dhe partnerja e tij i japin fund lidhjes

Para pak kohësh reperi Cozman i surprizoi të gjithë teksa konfirmoi lidhjen e tij të re me një brune seksi, me të cilën pozoi në rrjete sociale. Një vajzë e quajtur Fjolla, që është partnerja e reperit, postoi në foto me Cozman dhe ky i fundit e ripostoi në llogarinë e tij.

Pasi e bënë publike marrëdhënien, Cozman filloi të publikonte të tjera imazhe dhe video romantike duke treguar se kishte rënë në dashuri kokë e këmbë me Fjollën.

jërat mes duket se ishin bërë serioze ,aq sa ata të dy pushuan me të afërmit e  njëri-tjetrit gjatë këtij muaji, por nga vëzhgimet e IconStyle kuptuam se çifti nuk janë më bashkë.
Ata kanë fshirë fotot me njëri-tjetrin dhe nuk ndiqen në InstaGram.

Sipas Iconstyle, Fjolla ka dhënë një intervsitë ku ka pranuar se ka qenë ajo që i ka dhënë fund lidhjes.

“Arsyeja e ndarjes janë dallimet e mëdha, pikëpamjet e ndryshme për jetën, asgjë personale”,- tregoi Fjolla për Iconstyle.

Ndër të tjera ajo ka thënë se tashmë nuk e mendon më një ribashkim me reperin dhe se kjo ndarje është përfundimtare.

(Kosova Sot Online)