Ronela Hajati paralajmëron këngën e re, vjen më një look krejt ndryshe

  • E.K /
  • 16 September 2021 - 18:47
 Ronela Hajati paralajmëron këngën e re, vjen më një look krejt ndryshe

Një nga emrat më të dashur të muzikës është padyshim dhe Ronela Hajati. Këngëtarja ka konfirmuar surprizën më të re që ka rezervuar për fansat e saj. Me një foto, këngëtarja ka bërë me dije se kënga e re do të vijë më shpejt se sa e keni menduar.

Autorja e shumë hiteve ka eksperimentuar shpeshherë me pamjen e jashtme por kësaj here vjen shumë ndryshe. Me flokët gërsheta të gjata dhe e veshur në të kuqe, Ronela duket një super yll.

“Më beso, do të kërcesh me këtë! “, ka shkruar Ronela. Projekti do të jetë pjesë e albumit të ri. Disa këngë të këtij projekti të madh janë publikuar dhe janë pritur mirë nga publiku.

(Kosova Sot Online)