“Shiste stilolapsa dhe flinte në makinë”/ Johnny Depp u braktis nga nëna e tij në moshën 15-vjeçare! Ja çarë u zbulua në gjykatë për fëmijërinë e aktorit

  • E.K /
  • 17 September 2021 - 17:44
“Shiste stilolapsa dhe flinte në makinë”/ Johnny Depp u braktis nga nëna e tij në moshën 15-vjeçare! Ja çarë u zbulua në gjykatë për fëmijërinë e aktorit

Dokumentet e fundit të paraqitura në gjykatë tregojnë se Johnny Depp u braktis nga nëna e tij “e keqe” kur ishte adoleshent.

Në 1981-in dokumentet gjyqësore tregojnë se Betty Sue Depp dhe babai i aktorit, u divorcuan në 1978-ën kur aktori ishte 15 vjeç, raporton “Page Six”. Në to thuhet se atëherë Johnny ishte i emancipuar dhe në gjendje që ta mbështeste vetë veten, por në intervista, aktori ka pikturuar një pamje tjetër.

Ai filloi të përdorte drogë në moshën 11 vjeçare, braktisi shkollën e mesme në moshën 16 vjeç për t’u bërë muzikant dhe në 1980 filloi të luante kitarë në një grup të quajtur “The Kids”, duke lëvizur në Los Anxhelos dhe duke jetuar në një makinë për muaj me radhë. Roli i tij i parë i aktrimit erdhi në 1984-ën tek “Nightmare on Elm Street” pasi takoi Nicolas Cage.

Dokumenti i divorcit, i nënshkruar në 1981-in, thotë: “Gruaja pranon që fëmija i mitur… John C. Depp II është plotësisht i emancipuar dhe mund të mbështetet tek vetja.”

Dokumentet u zbuluan nga Paul Barresi tha: “Ai tha që në moshën 11 vjeç kishte marrë të gjitha llojet e substancave narkotike, përfshirë marijuanën, kokainën, ekstazinë, LSD, ilaçet kundër dhimbjeve, opiatet dhe kërpudhat magjike. Përdorimi i drogës, tha ai, ishte një mënyrë për të shpëtuar nga problemet familjare. Ai u përpoq të punonte si argëtues gjatë koncerteve në një garazh dhe shiste stilolapsa me bojë.

Eshtë e panevojshme të thuhet se në moshën 17-vjeçare, Johnny vështirë se mund ta mbante veten financiarisht dhe ishte larg emancipimit. Për mendimin tim, nëna e tij e mohoi atë në një kohë kur ai pa dyshim kishte nevojë më së shumti për të. Nuk ka asnjë procesverbal gjyqësor që ai të jetë emancipuar ligjërisht.”

Depp i tha “Rolling Stone” në vitin 2018 se babai i tij, një inxhinier ndërtimi, mungonte në shtëpi dhe nëna e tij rriti atë dhe tre vëllezërit e motrat e tij. Por fëmijëria e tij ishte e trishtë.

Ai tha në funeralin e saj: “Mamaja ime ishte ndoshta qenia më e keqe njerëzore që kam takuar ndonjëherë në jetën time.”

(Kosova Sot Online)