Kjo është konkurrentja e parë nga Kosova që i bashkohet “Big Brother VIP”

  • E.K /
  • 17 September 2021 - 16:53
 Kjo është konkurrentja e parë nga Kosova që i bashkohet “Big Brother VIP”

Edhe pak javë na ndajnë nga fillimi i “Big Brother Albania VIP”, pas ndërprerjes 4-vjeçare të programit. Ashtu sikurse u paralajmërua më herët nga moderatorja Arbana Osmani, në faqen zyrtare të “Big Brother VIP”, do zbulohen pak nga pak edhe konkurrentët.

Më herët, faqja zyrtare e “Big Brother VIP” publikoi disa video ku shfaqej konkurrentja e parë që do të jetë pjesë e këtij “reality shoë”, por pa ia zbuluar portretin.

Burimet ekskluzive për “Iconstyle.al” kanë bërë të ditur se konkurrentja e radhës e këtij “reality show” do të jetë artisja e njohur shqiptare, Albërije Hadërgjonaj.

Përsa i përket datës së nisjes së “BBV” burime ekskluzive për “Iconstyle.al” kanë bërë me dije më herët se data 1 tetor do të shënojë fillimin e programit.

(Kosova Sot Online)