“Kam qenë i fejuar”, Argjendi rrëfen të vërtetat e tij në Për’puthen

  • E.K /
  • 24 September 2021 - 21:32
“Kam qenë i fejuar”, Argjendi rrëfen të vërtetat e tij në Për’puthen

Argjend Rraçi, është një nga konkurrentët e Për’puthen, më të përfolur të momentit.
Ai gjendet midis dy vajzave Ritvanës dhe Mikelës, e gjatë takimit me këtë të fundit ai rrëfeu se ka qenë i fejuar.

Në moshën 19 vjeçare kam qenë i fejuar me një ish të dashurën time. Po kjo ka mbaruar para disa vitesh e nuk kemi më asnjë kontakt.

Për Argjendin, shumë portale kanë aluduar se ai vazhdon akoma të ketë lidhje me ish te dashurën.
Mikela madje tha se është parë një foto në verë, ku Argjendi ka unazë.

Nuk është unazë fejese, ajo. Po të doni e sjellë këtu në studio. Asgje që aludohet në portale nuk është e vërtetë. Lidhja ka mbaruar dhe nuk kam asnjë kontakt me atë person.

Argjendi gjithashtu tregoi një pjesë të së kaluarës së tij

Më ka munguar figura atërore. Ai ka emigruar kur ne kemi qenë të vegjël dhe unë jam i madhi i fëmijëve. Para se të iknim në Itali, më mungonte shumë. Pjesë nga fëmijëria që kujtoj është mungesa e babit.

Markeliano, njëri prej konkurrentëve të Për’puthen ndërhyri dhe e akuzoi për viktimizim

Nuk bëhet një femër për vete duke treguar të kaluarën tënde. Mjaft the se ke vuajtur, se këtu të gjithë kemi vuajtur.

Konkurrentët e tjerë ndërkohë duartrokitën Markelianon.

(Kosova Sot Online)