Rrjeti e kryqëzoi se ka kopjuar Elvana Gjatën, reagon për herë të parë Elhaida Dani

  • E.K /
  • 25 September 2021 - 10:27
Rrjeti e kryqëzoi se ka kopjuar Elvana Gjatën, reagon për herë të parë Elhaida Dani

Elhaida Dani ka publikuar para disa ditësh albumin e saj të ri të titulluar “Zanin”.

Ndryshe nga herët  etjera, kësaj radhe albumi i këngëtares u prit me kritika të shumta pasi ndjekësit në rrjetet sociale e kanë akuzuar këngëtaren se ka kopjuar Elvana Gjatën.

Albumi i kësaj të fundit u publiku mujin që lamë pas shoqëruar me vidoekplipe përkatëse.

 Pas akuzave që i janë bërë online, Dani reagoi për herë të parë dje gjatë nje intervistës.

Artistja, e cila është zhvendosur në Itali prej nëntë vitesh, mohoi ta ketë kopjuar Gjatën.

“Nuk është e vërtetë, por të them të drejtën që Elvana ka qenë e para që risolli muzikën shqiptare në këtë lloj stili, në këtë lloj mënyre sa më moderne dhe e kam vlerësuar shumë, sepse duhej ta bënte dikush. Elvana e bëri aq mirë sa e riktheu në modë le të themi dhe i la hapësirë çdo artisti tjetër për ta bërë”,- tha Elhaida.

(Kosova Sot Online)