​647 gjoba në 24 orë për mosrespektim të masave kundër COVID-19

  • E.K /
  • 25 September 2021 - 10:08
​647 gjoba në 24 orë për mosrespektim të masave kundër COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 647 gjoba për shkelësit e masave kundër COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të premten kumtoi masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi nga e hëna.

Maskat mbesin në fuqi, gjithashtu edhe mosgrumbullimi i njerëzve, ndërsa gastronomia lejohet të punojë në 50 për qind të hapësirës së brendshme për personat e vaksinuar dhe ata që kanë test negativ.

Shkollat dhe çerdhet janë hapur ndërsa ora policore mbetet në fuqi.

(Kosova Sot Online)