Fotot sek*i të Kourtney Kardashian dhe Megan Fox bënë xhiron e rrjetit, por Kim Kardiashian akuzohet për kopjim të idesë

  • 25 September 2021 - 18:12
Fotot sek*i të Kourtney Kardashian dhe Megan Fox bënë xhiron e rrjetit, por Kim Kardiashian akuzohet për kopjim të idesë

Kim Kardashian është akuzuar se ka kopjuar idenë e dikujt tjetër për fotot seksi të linjës “Skims”, ku shfaqen motra e saj, Kourtney Kardashian dhe aktorja, Megan Fox.

Ish-ylli i “Basketball Wives”, Draya Michele, ripostoi në Instastory dy foto me modelen Tanaya Henry, të cilat shfaqen të veshura me të brendshme dhe me disa qershi në duar, pak a shumë e njëjta ide me fotot e “Skims”, shkruan “Page Six”.

Kristen Noel Crawley ripostoi imazhin e Michele, duke shkruar: “Gratë me ngjyrë janë gjithmonë projektueset dhe mos e harroni këtë gjë.”

Crawley dikur ishte shoqe e ngushtë me Kim dhe madje u shfaq në një fushatë të “Skims” në vitin 2019. Mirëpo, rreth nëntorit të vitit 2020, filluan thashethemet se marrëdhënia midis tyre ishte prishur.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Kim akuzohet për kopjim idesh.

Në dhjetor të vitit 2017, ndjekësit e modës pretenduan se Kardashian kishte kopjuar stilistët Rei Kawakubo dhe Demna Gvasalia për linjën e saj të fëmijëve, “Kids Supply”.

(Kosova Sot Online)