Will Smith pranon se ka një marrëdhënie të hapur me gruan e tij

  • A.P /
  • 28 September 2021 - 14:14
Will Smith pranon se ka një marrëdhënie të hapur me gruan e tij

Will Smith ka folur hapur për martesën e tij me Jada Pinkett Smith duke zbuluar se në një moment gjatë martesës së tyre ata vendosën të mos e praktikojnë më monogaminë. Gjatë një interviste pë revistën “GQ”, aktori tha ai dhe gruaja e tij kanë pasur lidhje me njerëz të tjerë gjatë martesës së tyre.

“Jada nuk besoi kurrë në martesën konvencionale … Jada kishte anëtarë të familjes që kishin një marrëdhënie jokonvencionale. Kështu ajo u rrit në një mënyrë që ishte shumë e ndryshme nga ajo se si unë u rrita. Kishte diskutime të pafundme rreth asaj që është përsosmëria relacionale?

Dhe për pjesën më të madhe të marrëdhënies sonë, monogamia ishte ajo që ne zgjodhëm, duke mos menduar për monogaminë si përsosmërinë e vetme relacionale.”, tha ai.  Ylli i “King Richard” shpjegoi se i kanë dhënë njëri-tjetrit besim dhe liri, duke thënë se martesa “nuk mund të jetë një burg.”

Por Will pranoi se qasja e tyre nuk është për të gjithë. “I kemi dhënë besim dhe liri njëri -tjetrit, me besimin se secili duhet të gjejë rrugën e vet. Dhe martesa për ne nuk mund të jetë burg. Unë nuk e sugjeroj rrugën tonë për askënd. Por përvojat dhe liritë që i kemi dhënë njëri -tjetrit dhe mbështetja e pakushtëzuar, për mua, janë përkufizimi më i lartë i dashurisë.”, tha ai.

(Kosova Sot Online)