“Kemi Zotin dëshmitar!”/ Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kurorëzojnë dashurinë në martesë, ja fotot e çiftit në kishë

  • E.K /
  • 02 October 2021 - 08:39
“Kemi Zotin dëshmitar!”/ Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kurorëzojnë dashurinë në martesë, ja fotot e çiftit në kishë

Sikundër edhe pritej, aktorja e humorit Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku kanë kurorëzuar sot dashurinë në martesë.

Aktorja ka publikuar dy foto nga ceremonia martesore në kishë.  “Kemi Zotin dëshmitar!”, shkruan Rudina në rrjetet sociale.

Dembacaj shfaqet me një fustan të bardhë klasik, me një rrip të zi të trashë në bel, dhe vathë të mëdhenj, ndërsa Mark Frroku është i veshur me kostum të zi.

Ndërkaq nuk kanë munguar komentet në rrjetet sociale, ku personazhe të njohur i urojnë jetë të lumtur çiftit të ri.

Kujtojmë që aktorja e humorit kishte ripostuar në “InstaStory” ftesën e martesës, ku u mësua se dasma do të zhvillohej pikërisht sot, më 1 tetor.

“Me bekimin e fëmijëve tanë Viktoria, Leonard, Erta dhe Mara dëshirojmë të kurorëzojmë dashurinë tonë përpara Zotit, familjarëve dhe miqve që na gëzojnë jetën! Ndaj do të ishim të lumtur t’ju kishim në festën tonë të paharrueshme, ditën e premte, 01.10.2021, ora 19:00. Lutem konfirmimin tuaj sa më herët”, shkruhej në ftesën e dasmës.

(Kosova Sot Online)