Ja pse po kritikohet Kylie Jenner

  • A.P /
  • 02 October 2021 - 15:49
Ja pse po kritikohet Kylie Jenner

Linja e re e bikineve të krijuara nga Kylie Jenner, e të cilat mbajnë emrin “Kylie Swim”, janë duke u kritikuar në masë të madhe në TikTok, nga disa blerëse të zhgënjyera.

Sipas tyre, këto veshje janë të prodhuara nga materiale të lira dhe kanë aq pak material, saqë, mezi mbulojnë pjesët e trupit.

Ndonëse bikinet duken shumë të bukura në trupat e modeleve që Kylie ka zgjedhur për t’i reklamuar ato, disa persona janë ankuar se ka ndryshim të madh mes asaj se si duken në fotografi dhe se si arrijnë në kuti pasi që blihen.

Një konsumatore nga New York ka thënë për TMRW se kur i ka parë për herë të parë veshjet, është mahnitur, mirëpo kur i ka arritur porosia, ato i janë dukur tepër të vogla.

Ajo ka thënë se sapo i ka marrë ato në duar, ka kontrolluar për numrin e tyre, pasi që kishte menduar se është gabuar numri. 

Kylie Jenner është më e reja nga familja Kardashian-Jenner, e cila ka arritur të fitojë statusin e miliarders në moshën 19-vjeçare.

Pasuria e saj rrjedh kryesisht nga markat e saj të veshjeve dhe kozmetikës, që mbajnë edhe emrin e vetë Kyliet.

Kylie ka një vajzë me reperin Travis Scott, ndërkohë që aktualisht është në pritje të fëmijës së dytë.

 

(Kosova Sot Online)