Fifi shpërthen me fjalë në këngë ndaj ish-it, akuza vajzës që i mori të dashurin nga duart

  • E.K /
  • 04 October 2021 - 14:15
Fifi shpërthen me fjalë në këngë ndaj ish-it, akuza vajzës që i mori të dashurin nga duart

Fifi sapo ka publikuar videoklipin e këngës që prej ditësh e kishte paralajmëruar me titullin “Ma more”. 

Me një këngë që shpreh një lëndim shumë të madh nga dashuria, “Ma more”, një klip tërësisht bardhezi, na përçon jo një emocion që vetëm Fifi di si ta sjellë, por edhe një histori personale të saj me djalin që tashmë është në krah të dikujt tjetër.

Në tekstin e këngës “Ma more”, ajo i drejtohet atij me fjalë të forta, duke e akuzuar se i mori shpirtin dhe e la pa ndjenja, pa kursyer edhe fjalët e pista drejtuar atij.

Ndërsa disa komentues e ka interpretuar titullin “Ma more” si një dedikim të qartë për partneren e tij aktuale, e cila i mori nga duart djalin që e donte aq shumë.

Rikujtojmë se martesa e djalit që dashuronte dhe e kishte ‘gdhendur’ në trup me një tatuazh, shkaktoi shumë zhurmë në rrjete sociale. Mirëpo, disa nga fansat mendojnë se mes tij dhe Fifit mund të ketë pasur diçka më shumë dhe se ata kanë qenë të fejuar.

Një prej tyre e ka pyetur Fifin në një bisedë online të bërë para pak kohësh në “Instagram” nëse ka qenë e fejuar dhe këngëtarja është përgjigjur jo, në mënyrë kategorike.

“Zot i madh. Jo. Deri më sot jam treguar shumë transparente dhe me pas qenë do e kisha thënë për këtë më beso. Po e theksoj, nuk kam qenë dhe nuk është në horizont ajo ngjarje njëherë”, tha ajo.

Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, këtë edicion të “Këngës Magjike” vjen në një duet mjaft të pëlqyer me Brunon, të titulluar “Fiksim”, që po ashtu u fol se ishte një dedikim për ishin.

Pas gjysmëfinales së parë, këngëtarët e “Threedots” për këtë edicion me praninë e CEO-s, Flori Mumajesi, hynë live në “Instagram” pas mesnate, ku vendosën t’u përgjigjeshin disa pyetjeve të njëri-tjetrit.

Gjatë këtij live, Fifi tha se këtë edicion nuk ka ambicie për kupën, pasi në fakt mbaronte ta fitonte “Këngën Magjike” me këngën “Marova”. Gjatë bisedës ndërhyri Klajd Haruni, i cili i bëri një pyetje ngacmuese nga jeta private.

“Ç’po ndodh mes teje dhe Stracciatellas” (pseudonimi i saj për të dashurin, të cilin e ka edhe tatuazh në trup), ishte pyetja e Klajdit. Dhe Fifi iu përgjigj: “Ai tashmë është në krah të dikujt tjetër”. 

E pas një pause, balancoi situatën duke u shprehur se prapë është e lumtur, duke lënë të kuptohet se po vazhdon jetën e saj.

Këtë deklaratë ajo e bën vetëm pak kohë pasi deklaroi se “Do vdisja për të”, ndërkohë që komentuesit mendojnë se ai i ka mbetur fiksim, njësoj siç titullohet kënga me Brunon.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve, e pyetur nëse do vdiste për njeriun që do apo të mos dashuronte dot më asnjëherë, Fifi nxori në pah anën më dramatike të saj me përgjigjen, në të cilën shkruante: “Do vdisja për atë që dua! Nuk ia uroj askujt zemrën akull”.

Në dhjetor u fol për një ndarje nga i dashuri që e kishte në distancë, për të cilin vetë Fifi me deklaratat e saj la të kuptohej se ndoshta bëhej fjalë për një lidhje të njëanshme, pra, që “viktima” është ajo.

Një tatuazh për të, e konsideroi mashkullin me rol të rëndësishëm në jetën e saj, por me të cilin kishte një marrëdhënie të komplikuar. E dy muaj pasi këngëtarja Fifi zyrtarizoi lidhjen me djalin që jeton në Gjermani, Xhulio Tabakun, duke deklaruar se për të ishte gati të hiqte dorë nga gjithçka, ajo e deklaroi veten “single” pak para Vitit të Ri.

Pyetur nga ndjekësit nëse është apo jo në një lidhje, këngëtarja u përgjigj në formë të prerë duke thënë: “JO!”, pasi dukej që i kishte thyer zemrën.

Pas kësaj, këngëtarja u pyet edhe për martesën, përgjigjja e së cilës e përforcoi faktin se është “single”. “Kur do martohesh?”, i shkroi një nga fansat, të cilit Fifi iu përgjigj: “Ka mbërri kali, po princin s’e di ku ma kish lënë”. 

Dihet që këngëtarja u vendos përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë: familja apo “stracciatella” (pseudonimi i saj për të dashurin, të cilin e ka edhe tatuazh në trup).

Këngëtarja u shpreh se edhe “stracciatella” mund të bëhej familja e saj në të ardhmen, prandaj do të zgjidhte këtë të fundit. Nisur nga kjo, një nga ndjekëset i tha se është habitur nga fakti që ajo e quan “pikë të dobët” personin e zemrës, pasi një ditë ai mund të ndahet prej saj, ashtu siç ndodhi.

E në lidhje me këtë, Fifi shkroi: “Edhe mundet shpirt! Nuk i dihet jetës! Ndoshta e ka bo, ndoshta edhe jo. Kjo çështje besoj nuk ju takon fare me e diskutu me mua. Në fund të ditës është gjëja ime personale, që refuzoj t’ju jap përgjigje”.

Jo vetëm kësaj, por 80% të pyetjeve lidhur me ‘stracciatellan’. Për më tepër, nëse më parë këngëtarja ndiqte vetëm një person në “Instagram”, Xhuljo Tabakun, sot ajo ndjek shumë miq të saj, por jo djalin që jeton në Gjermani.

Pak kohë më parë, Fifi bëri një deklaratë duke treguar raportet që kishte me tre persona: me Flor Mumajesin, me Stresin dhe me Xhuljo Tabakun.

Por fjalët, sipas saj, u keqinterpretuan dhe duket se kjo e ka bezdisur këngëtaren. Për këtë arsye, nëpërmjet një postimi të gjatë në “Instastory”, Fifi sqaronte se ishte e dashuruar, por s’ka asgjë më shumë për të thënë.

“Jo shumë kohë më parë kam thënë në një status që kur të kem gjëra konkrete do t’ju them vetë personalisht dhe e vetmja gjë konkrete është që jam e dashuruar. Ndërkohë, zonja dhe zotërinj, m’keni prek n’familje, m’keni prek n’kallo”, shkruante ajo ndër të tjera.

Fifi gjithashtu tregoi se mbase ishte faji i saj që kishte zgjedhur të ishte sociale dhe të ndante me të tjerët pothuajse çdo moment nga jeta e saj e përditshme.

Ndërkohë, burime pranë këngëtares kanë treguar se edhe kënga me Brunon “Fiksim” i dedikohet ish-it, pasi sipas këtyre burimeve, ajo në fakt s’ka mundur dot ndonjëherë të kishte një lidhje të konsoliduar me të.

(Kosova Sot Online)