Adele rikthehet pas shumë vitesh, zbulon projektin e ri

  • A.P /
  • 05 October 2021 - 17:34
Adele rikthehet pas shumë vitesh, zbulon projektin e ri

Adele më në fund ka zbuluar projektin e ri të shumëpritur. Këngëtarja 33-vjeçare ka zbuluar të martën nëpërmjet një postimi në Twitter se kënga e saj e re mban titullin “Easy On Me” dhe pritet të publikohet më 15 Tetor.

Kënga vjen pas shumë vitesh pauzë bashkë me albumin e saj të katërt që pritet të dalë muajin e ardhshëm. Sa i përket jetës personale, këngëtarja e “Someone Like You” ka gjetur sërish dashurinë pas ndarjes nga ish burri Simon Konetski, me të cilin ka dhe një djalë.

Adele konfirmoi romancën me agjentin sportiv Rich Paul me një foto që ndau në rrjete sociale një muaj më parë. Duket se marrëdhënia e re e saj është bërë më serioze pasi thuhet se tashmë e ka prezantuar 39-vjeçarin me djalin 8 vjeçar dhe se ka kaluar kohë gjithashtu me tre fëmijët e tij.

(Kosova Sot Online)