Angelina Jolie shet 50 për qind të aksioneve të bodrumit të verës

  • A.P /
  • 06 October 2021 - 22:32
Angelina Jolie shet 50 për qind të aksioneve të bodrumit të verës

Angelina Jolie ka shitur 50 për qind të aksioneve të saj në verarinë Chateau Miraval e cila vlenë 164 milionë dollarë, e të cilën ajo e zotëron në bashkëpronësi me ish burrin e saj Brad Pit.

Pitt e ka konsideruar më parë këtë vendim të aktores si “shenjë hakmarrje sistematike” kundrejt tij, të cilën gjë e ka cekur edhe në padi.

Ylli i filmit Maleficent (46) ka shitur aksionet të grupi i verërave Tenute del Mondo – pjesë e Stoli Grup, i cili numëron markat e njohura Masseto dhe Ornellaia në portogolin e tyre.

(Kosova Sot Online)