Don Xhoni publikon pamje i rrethuar me hashash në një parcelë

  • E.K /
  • 08 tetor 2021 - 17:28
 Don Xhoni publikon pamje i rrethuar me hashash në një parcelë

Reperi, Xhonatan Isufi i njohur me nofkën artistike “Don Xhon”, për pak kohë është kthyer në njërin ndër emrat më të dëgjuar në platformat muzikore.

Don Xhoni ndiqet nga mbi 657 mijë ndjekës në rrjetin social “Instagram”, ku edhe aty e ka publikuar një video teksa shihet në një vend të mbushur me bimë narkotike apo siç njihen ndryshe edhe si “shtëpi të barit”.

Në videon e publikuar shihet reperi i rrethuar nga bimët narkotike në një vend të mbyllur dhe të ndriçuar nga edhe ku mundësohet kultivimi i këtyre bimëve.

Ndërsa faqja e njohur në rrjetin social “Instagram” – ‘Vipat e Bllokut’ kanë publikuar edhe një fotografi të reperit, i cili pas disa minutave e ka fshirë.

Reperi nga Drenica është kritikuar edhe më herët nga ndjekësit për fjalorin banal të përdorur në një videoklip të realizuar në kishën katolike në Letnicë.

https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/10/video-1633694989.mp4

(Kosova Sot Online)