'Pse je dobësuar?' Tayna tregon arsyen dhe ka një mesazh për të gjithë

  • E. /
  • 10 October 2021 - 11:42
'Pse je dobësuar?' Tayna tregon arsyen dhe ka një mesazh për të gjithë

Tayna është një nga artistet më të komentuara në showbizin shqiptar dhe jo vetëm.

Ajo qëndron gjithmonë afër ndjekësve të saj përmes postimeve të ndryshme në Instagram dhe projekteve muzikore.

Reperja ka zhvilluar së fundmi një intervistë virtuale me fansat e saj, ku pyetja që mori vëmendjen e artistes ishte ai në lidhje me fizikun e saj.

“Pse je dobësuar” e ka pyetur ndjekësi.

Këngëtarja nuk ka hezitur të përgjigjet, duke treguar arsyen.

“Se po m’pëlqen vetja më shumë kështu. Çdo njeri herë shëndoshet, herë dobësohet. Pooor, çdo trup është i bukur në mënyrën e vet, kështu që duajeni veten njerëz!”, ka shkruar Tayna duke dhënë kështu një mesazh mjaft me vlerë dhe për të gjithë.

(Kosova Sot Online)