Me foto fëmijërie Beatrix na përloti me dedikimin për babain e ndjerë

  • E.K /
  • 11 October 2021 - 09:18
Me foto fëmijërie Beatrix na përloti me dedikimin për babain e ndjerë

Beatrix Ramosaj ka prekur të gjithë me postimet e saj të fundit në “Instagram”.

Këngëtarja e njohur ka treguar se sot janë bërë 11 vite që kur babai i saj u nda nga jeta.

“Na mungon shumë ai. Thirre babanë tënd dhe tregoi atij se ti e do atë. Sot me 10 tetor, bëhen 11 vite që kur humba babanë tim të dashur. Vazhdo të pushosh në paqe baba,” shkroi ajo në mbishkrimin e fotografive.

Fotografitë janë të rralla nga fëmijëria e hershme e Trixës ku shihet bashkë me prindërit dhe vëllain Albanin.

(Kosova Sot Online)