Kishte humbur dy javë më parë, gjendet trupi i pajetë i të moshuarit

  • E.K /
  • 11 October 2021 - 09:13
Kishte humbur dy javë më parë, gjendet trupi i pajetë i të moshuarit

Më datë 10.10.2021, në bjeshkët e fshatit Çajë, është gjetur trupi i dekompozuar i shtetasit të humbur N. B.,   78 vjeç, banues në fshatin Shkinak.

Ja njoftimi i policisë:

Kukës

Më datë 10.10.2021, në bjeshkët e fshatit Çajë, është gjetur trupi i dekompozuar i shtetasit të humbur N. B.,   78 vjeç, banues në fshatin Shkinak.

Gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit N. B., nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Më datë 27.09.2021 në Komisariatin e Policisë Kukës, kanë bërë kallëzim familjarët për humbjen e shtetasit N.B.

Nga shërbimet e Policisë janë marrë të gjitha masat për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për vlerësim.

(Kosova Sot Online)