Votojnë Iliri dhe Gili, ftojnë qytetarët të votojnë

  • E.K /
  • 17 October 2021 - 13:27
Votojnë Iliri dhe Gili, ftojnë qytetarët të votojnë

Këngëtarja Fevizje Konushevci – Berani e njohur për publikun si Gili së bashku me bashkëshortin e saj Ilirin kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet lokale të cilat po mbahen ditën e sotme.

Çifti u prononcuan para kamerave ku treguan procesin e votimit dhe se dëshira e tyre është që të zgjohen herët.  

“Shumë mirë shumë qetë ne kemi dëshirë me u zgjua shumë herët edhe me krye obligimin si qytetarë, unë sot votova si qytetare e Republikës së Kosovës edhe si banore e kryeqytetit sepse ky është obligim i im qytetarë dhe ky është minimumi që mund të bëj si patriote e këtyre ditëve duke votu për një shtet më të fortë dhe demokratik siç është Kosova”, tha Gili.

“Shumë mirë atmosfera po me duket më e relaksuar se herëve tjera, njerëzit kanë fillua me u shliru prej atyre komplekseve për kënd po voton qysh po voton, kush po fiton, është kënaqësi edhe është obligim e nderë”, tha Iliri.

“Jo që jam e rregullt por votoj me shumë entuziazëm dhe më shumë irritojnë njerëzit që nuk kanë dëshirë me votu e që kanë mundësi fizike me bë atë akt sepse në ditë të sodit nëse e donë një shtet të fortë atëherë vetëm përmes votës mund ta bëjmë, gjithsesi me votu”, shtoi Gili.

(Kosova Sot Online)