Mikeshat e saj nuk e pëlqyen, por Adele po bën namin me këngën e re

  • A.P /
  • 18 October 2021 - 15:26
Mikeshat e saj nuk e pëlqyen, por Adele po bën namin me këngën e re

“Easy On Me” mban titullin kënga që riktheu Adele pas afro 6 vitesh larg muzikës. Këngëtarja me famë botërore pritet që në Nëntor të sjellë dhe albumin e saj më të ri, që flet për periudhën e vështirë që ka kaluar pas divorcit.

Së fundmi, ajo ka zbuluar se mikeshat e saj më të ngushta nuk mendonin se kënga e re do të kishte këtë sukses të jashtëzakonshëm. Këto deklarata këngëtarja i bëri gjatë një interviste që dha për BBC Radio 1 Breakfast Show.

“Iu dërgova miqve të mi një fragment duke kënduar. Njërit nuk i pëlqeu, tjetri thoshte. Epo, po, ndoshta, vazhdo të provosh edhe pse.”, tha ajo. Spotify zbuloi se Easy On Me ka vendosur një rekord të ri duke u bërë kënga më e transmetuar në një ditë të vetme ndonjëherë.

(Kosova Sot Online)