Megan Fox finalizon divorcin me ish-burrin

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 18:16
Megan Fox finalizon divorcin me ish-burrin

Megan Fox dhe Brian Austin Green janë zyrtarisht të ndarë. Dyshja kanë arritur një marrëveshje dhe divorci është finalizuar pas gati një viti. Aktorja dhe Green do të duhet të ndajnë gjithçka që kanë fituar gjatë martesës së tyre 10-vjeçare, raporton TMZ.

Ish çifti do të ndajnë kujdestarinë e përbashkët ligjore dhe fizike të tre fëmijëve të tyre. Fox bëri kërkesë për divorc në Nëntor të 2020-ës. Pasi ndarja e tyre u bë publike, aktorja doli publikisht me të dashurin e ri, Machine Gun Kelly.

(Kosova Sot Online)