Kelly është rikthyer ne rehabilitim për të shtatën herë

  • A.P /
  • 19 October 2021 - 15:16
Kelly është rikthyer ne rehabilitim për të shtatën herë

Ylli televiziv, Kelly Osbourne, besohet se është rikthyer ne rehabilitim për të shtatën herë.

36-vjeçarja e cila është vajza e muzikantit Ozzy Osbourne dhe prezantueses televizive, Sharon Osbourne, është regjistruar në një qendër rehabilituese në Austin të Texasit, dhe po planifikon që pasi të shërohet nga varësia të largohet plotësisht nga Hollywoodi.

Një burim i afërt me familjen ka deklaruar: “Skandali rreth largimit të detyrueshëm të nënës së tij nga shou ‘The Talk’, ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm tek ajo. Në të njëjtën kohë, Ozzy është diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit dhe dëmtim torturues nervor. Kelly ndihej sikur të gjitha gjërat e këqija i ndodhën përnjëherë”.

 

Në fillim të këtij viti, Osbourne e pranoi se edhe më herët kishte rënë pre e tundimit dhe kishte filluar të konsumoj sërish alkool, pas katër vjetëve të qëndrimit esëll.

Ylli i hitit “Shut Up” e cila para më shumë se një dekade e sprovoi veten edhe në muzikë, ka deklaruar se e ka përjetuar rëndë pandeminë dhe gjatë kësaj periudhe ka pësuar thyerje psikike.

“Nuk e di pse në fund të vetizolimit të detyruar nga pandemia, pësova thyerje psikike. Ia dola mirë deri në fund, gjithçka ishte në rregull dhe jeta ishte e përkryer. Unë jam ai tipi i femrës që pikërisht atëherë kur gjërat shkojnë mirë, e ndjej veten të detyruar të shkatërroj gjithçka në jetën time”, ka deklaruar ajo.

Kelly ka vite të tëra që ka probleme me varësinë, dhe ajo është e vetëdijshme se nuk do të jetë kurr e lehtë për të që të qëndrojë esëll.

Në fillim të këtij viti, Sharon Osbourne u largua nga roli i prezantueses së shout “The Talk”, kjo pasi i mbështeti kritikat e mikut të saj Piers Morgan ndaj Dukeshës së Sussexit, Meghan Markle, pas intervistës së saj ekskluzive me ikonën e televizionit Oprah Winfrey.

Osbourne u përfshi në një debat të ashpër live me kolegen e saj Sheryl Underwood, dhe për këtë arsye u etiketua nga publiku dhe bashkëpunëtorët e saj si raciste. Ajo më pas i shprehi pakënaqësitë e saj për faktin se po konsiderohet raciste vetëm ngase e ka një mik, të cilin shumë njerëz e quajnë racist duke vazhduar t’i mbrojë komentet e ashpra dhe shpesh të pavend të prezantuesit britanik, Peirce Morgan, karshi dukeshës dhe gruas së princit Harry.


(Kosova Sot Online)