U fejua me Kourtney Kardashian, unaza që zgjodhi Travis Barker vlen 1 milion dollarë

  • A.P /
  • 19 October 2021 - 18:49
U fejua me Kourtney Kardashian, unaza që zgjodhi Travis Barker vlen 1 milion dollarë

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker u fejuan pak ditë më parë pasi ky i fundit i propozoi në një ambient me lule të kuqe dhe qirinj ndërsa shijonin perëndimin e diellit.

Por, përtej pamjes mbresëlënëse, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte çmimi i kripur i unazës që bateristi kishte zgjedhur për yllin televiziv.

Sipas Page Six, vlera e unazës arrin 1 milion dollarë. “Travis i bleu Kardashian një diamant të rrallë oval për unazën e tyre të fejesës. Është më shumë se 15 karat dhe kushton 1 milion dollarë,” tha Olivia Lando, pronare e The Clear Cut, ku muzikanti bleu unazën.

Barker nisi romancën me Kardashian në fillim të këtij viti, edhe pse ata kanë qenë miq për shumë vite. Bateristi ka qenë i martuar më parë me Melissa Kennedy nga 2001 në 2002, dhe Shanna Moakler nga 2004 në 2008.

Image

(Kosova Sot Online)