Lexoni edhe:
Celine Dion do t'i shtyjë të gjitha koncertet e parashikuara
Producentja e njohur Vjosa Berisha prej disa muajsh po përballet me luftimin e sëmundjes së kancerit. Teksa ka ndarë edhe në media përballjen e saj me këtë sëmundje, Vjosa është shfaqur tejet motivuese dhe e fortë.
Së fundmi ajo ka realizuar një sesion me pyetje – përgjigje në Instagramin e saj, me gra të cilat e ndjekin por që njëkohësisht po ballafaqohen edhe vetë me kancer.
Celine Dion do t'i shtyjë të gjitha koncertet e parashikuaraLexoni edhe:
Ajo ka treguar për sfidën më të madhe në përballjen me këtë sëmundje dhe këshillën kryesore për të gjithë ata që janë diagnostifkuar me kancer.
“Mendoj që sfida më e madhe është të bindësh veten që kanceri nuk është sëmundja më e keqe dhe në ditët e sotme ka më shumë raste që shërohen sesa që dështojnë. Në momentin që fillon të mëndosh kështu, pozitiviteti dhe fuqia për ta luftuar vijnë me të. Këshilla më e mirë është që asnjëherë të mos kërkosh në Google sa i përket kancerit dhe të shmangësh njohurinë e internetit sepse miliona lunatikë [të çmendur] ndajnë informacion aty” – është shprehur mes tjerash Vjosa.
(Kosova Sot Online)