Celine Dion do t'i shtyjë të gjitha koncertet e parashikuara

  • A.P /
  • 21 October 2021 - 15:23
Celine Dion do t'i shtyjë të gjitha koncertet e parashikuara

Së fundmi  këngëtarja Celine Dion ka dhënë një lajm të keq për fansat e saj.

Përmes rrjetit social, Instagram, Celine ka zbuluar se për shkak të problemeve me shëndetin është detyruar të shtyjë të gjitha koncertet e parashikuara për t’u mbajtur në Las Vegas.”Ekipi im dhe unë kemi punuar për shfaqjen tonë për tetë muajt e fundit dhe të mos jesh në gjendje të këndoj këtë nëntor më trishton përtej shpjegimit. Më vjen veçanërisht keq për zhgënjimin e të gjithë fansave që bënë planet e tyre për të ardhur në Vegas.

Tani më duhet të përqendrohem që të bëhem më mirë. Unë dua t’i kapërcej të gjitha këto sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh këngëtarja. Dion është vënë shpesh në qendër të vëmendjes për peshën e saj duke nxitur aludimet se vuan nga ndonjë sëmundje. Mirëpo, në një intervistë për BBC, ajo deklaroi se rënia e saj drastike nga pesha vjen për shkak të baletit.

(Kosova Sot Online)