Britney Spears shpreh zhgënjimin për familjen e saj: Më kanë lënduar shumë

  • A.P /
  • 26 October 2021 - 16:57
Britney Spears shpreh zhgënjimin për familjen e saj: Më kanë lënduar shumë

Britney Spears po ndan zhgënjimet e saj me fansat. Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja kërkon drejtësi për kujdestarinë 13-vjeçare, të cilën e ka cilësuar abuzive, ndërsa kritikoi familjen e saj se e kanë lënduar me sjelljen e tyre. Babai i saj, Jamie u pezullua si kujdestar i pasurisë së saj në Shtator pasi dhe më parë këngëtarja e kishte akuzuar për abuzim dhe keqmenaxhim të parave të saj.

“Është poshtëruese dhe është sikur çdo person me të cilin jam hapur ndonjëherë do të thotë se do të largohet menjëherë në një udhëtim për dy javë pas…Ok, e kuptoj…ata janë të disponueshëm për mua vetëm kur është e përshtatshme për ta. Epo unë nuk jam në në dispozicion për asnjë prej tyre tani.”, tha këngëtarja.

“Nuk më shqetëson të jem vetëm…dhe në fakt jam lodhur duke qenë kaq mirëkuptuese si Nënë Tereza…nëse jeni të vrazhdë me mua, atëherë ka mbaruar…paqe.”, shkroi më tej këngëtarja. Spears vazhdoi në mesazhin e saj, duke thënë: “Ky mesazh është për familjen time…që më lëndoi me thellë se ndonjëherë.”

(Kosova Sot Online)