Linda Halimi nxjerr në shitje shtëpinë në Amerikë

  • E.K /
  • 29 October 2021 - 14:34
Linda Halimi nxjerr në shitje shtëpinë në Amerikë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, prej më shumë se një dekade jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo dhe i dashuri i saj, Big D, kanë një shtëpi në Atlanta të Georgias, ku kanë jetuar prej vitesh me vajzën e tyre, Kaimana.

Mirëpo çifti duket se kanë vendosur të zhvendosen diku tjetër, pasi kanë nxjerrë shtëpinë e tyre në shitje.

Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku ka treguar disa nga ambientet e shtëpisë së saj.

“Shtëpia ime e bukur është në shitje tani. Kjo është master dhoma e gjumit”, ka shkruar Halimi në një fotografi të dhomës së fjetjes në InstaStory.

(Kosova Sot Online)