“Unë jam një refugjate”, Rita Orës i vendoset pllakatë në shkollën fillore në Angli

  • E.K /
  • 30 October 2021 - 13:33
“Unë jam një refugjate”, Rita Orës i vendoset pllakatë në shkollën fillore në Angli

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, i ka bërë një vizitë shkollës së saj fillore në Londër.

Ajo është fotografuar e buzëqeshur pranë një pllakate, e cila është vendosur për nder të saj në murin e shkollës, shkruan The Sun.

Përveç emrit të saj me shkronja të mëdha, në pllakate shkruhet edhe: “Këngëtarja dhe aktorja iku nga lufta në Kosovë dhe studioi këtu pasi mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 1991”.

Rita e cila sot është 30 vjeçe ka një karrierë të suksesshme mbarë globale si këngëtare, aktore dhe modele.

Ajo shkrepi disa fotografi aty pranë pllakatës në shkollën fillore “St Cuthbert” në Londrën Perëndimore.

Dukja e Rita Orës si adoleshente në shkollën e mesme (Foto: John Clark/22five Publishing)

Anëtarja e jurisë së spektakleve “The Voice Australia” dhe “The Masked Singer” më pas vizitoi shkollën “Sylvia Young Theatre School”, në të cilën përfundoi shkollimin e mesëm.

Rita kohëve të fundit është rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar Nga Los Angelesi, për të rifilluar punën si panliste në spektaklin “The masked Singer”.

Ora shquhet si një nga muzikantet më të njohura në botë, e cila numëron plot 13 këngë nga karriera e saj që kanë arritur të jenë gjithmonë në top 10 këngët më të mira në Mbretërinë e Bashkuar – çka është një rekord i një artisteje femër britanike. 

(Kosova Sot Online)