Tayna si flutur për Halloween/ Artistja shqiptare duket shumë simpatike

  • E.K /
  • 01 November 2021 - 08:29
Tayna si flutur për Halloween/ Artistja shqiptare duket shumë simpatike

Reperja e njohur, Tayna ka zbuluar kostumin që ka zgjedhur për natën e 31 tetorit për Halloween.

Artistja nga Prizreni u shfaq e veshur me një mini-fund, flokë të gjata në ngjyrë të kuqe të mbyllur dhe grim me nuanca blu që kombinoheshin me veshjen, teksa prapa supeve kishte vendosur krahët që të kompletonte dukjen prej fluture.

“Këtë vit vendosa të jem flutura në barkun tuaj”, ka shkruar Tayna në mbishkrimin e fotove për të treguar kuptimin prapa kësaj përzgjedhje të veçantë.

Brenda pak minutash Tayna pranoi komente të shumta për dukjen e saj që u pëlqye dhe u prit mirë nga fansat e saj në Instagram.

Ndërkohë, kujtojmë që reperja aktualisht është e angazhuar me koncerte në Diasporë.

Tayna është në përgatitje të albumit të ri muzikor, që do të jetë i pari në karrierë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tayna (@tayna)

(Kosova Sot Online)