Bon Jovi dhe Bryan Adams rezultojnë pozitiv me koronavirus

  • A.P /
  • 01 November 2021 - 14:46
Bon Jovi dhe Bryan Adams rezultojnë pozitiv me koronavirus

Legjendat e muzikës, Jon Bon Jovi dhe Bryan Adams, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe si pasojë janë detyruar t’i anulojnë të gjitha performancat e planifikuara për fundjavën që e lamë pas.

Bon Jovi e mori lajmin se është prekur nga Covid-19, vetëm disa orë para se të dilte në skenë për të performuar në koncertin e tij në Miami.

Zëdhënësit e Jovit kanë bërë të ditur se ai është i vaksinuar dhe po ndihet mirë me shëndet.

Kurse, Bryan Adams ishte planifikuar të performonte në ceremoninë e së shtunës, për të interpretuar këngën “It’s Only Love” në nder të ikonës së muzikës, Tina Turner, e cila ishte në mesin e artistëve të nderuar gjatë mbrëmjes.

Një përfaqësues i këngëtarit tha për revistën “Billboard” se ai është i vaksinuar dhe nuk po përjeton simptoma të rënda të Covid-it.


(Kosova Sot Online)