U kritikua për peshën, G4shi u reagon ndjekësve të tij

  • A.P /
  • 02 November 2021 - 18:06
U kritikua për peshën, G4shi u reagon ndjekësve të tij

Artisti shqiptar me famë ndërkombëtare, G4shi, është mjaft aktiv dhe tashmë numëron mbi një milion ndjekës vetëm në Instagram.

Ai shpesh adreson çështje të ndryshme me fansat e publikun, derisa së fundmi ka folur për kritikat që ka marrë rreth peshës trupore.

Krijuesi i hitit “Creep On Me” thotë se kur është dobësuar të gjithë i thoshin që ta ndalojë drogën, derisa tani që është më i shëndoshë të gjithë komentet janë negative, raporton telegrafi.

“Për njerëzit që më quajnë të trashë. Unë mund të shkoj gjithmonë në palestër e të humbas pak peshë. Por ju do të jeni gjithmonë të shëmtuar brenda dhe jashtë”, ka thënë ai.

Ai tani ka nisur punën për një album të ri, në të cilin do ta ketë të ftuar edhe ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.

Image

(Kosova Sot Online)