Çfarë thotë nëna e Granitit ‘live’ në Big Brother për raportin e tij me Fifin

  • E.K /
  • 03 November 2021 - 08:31
Çfarë thotë nëna e Granitit ‘live’ në Big Brother për raportin e tij me Fifin

Në dhomën e rrëfimit është shfaqur klipi ku Graniti ka treguar për jetën e tij personale dhe sfidat që ka kaluar me familjen e tij.

Nëna e Granitit erdhi për ta vizituar atë.

Teksa i ka kërkuar që duhej të dilte nga guaska, ajo foli edhe për raportin e Granitit me Fifin.

Ajo thotë se është e lumtur që të dy, si dy kosovarë, kalojnë mirë me njëri-tjetrin, duke e theksuar se i vjen mirë që janë shokë.

Ndërsa e pyetur se a do ta mbështeste Granitin, nëse mes tij dhe Fifit do të kishte diçka më shumë se shoqëri, ajo tha se ‘padyshim që e mbështes, është vendim i tij.

(Kosova Sot Online)