Lady Gaga “çmend” fansat me linjat trupore, këngëtarja pozon lakuriq për revistën prestigjioze

  • E.K /
  • 04 November 2021 - 14:16
Lady Gaga “çmend” fansat me linjat trupore, këngëtarja pozon lakuriq për revistën prestigjioze

Lady Gaga ka pozuar lakuriq për kopertinën e revistës “British Vogue”, numri i së cilës do të dalë këtë muaj, si dhe për kopertinën e “Vogue Italia” që do të dalë në dhjetor.

Këngëtarja 35-vjeçare nuk i la vend imagjinatës, me pozat provokuese. Kryeredaktori britanik i “Vogue”, Edward Enninful, i cili stiloi fustanin e Gaga-s, të cilin ajo e mban veshur në disa imazhe të tjera, tha se donte ta vishte artisten me “diçka përrallore”. Ideja e tij ishte frymëzuar nga një shishe parfumi të viteve 1930, nga arkivat e shtëpisë së modës.

Pavarësisht disa look-eve që Lady paraqet në këtë revistë, vëmendjen e tërhoqi pikërisht fotoja bardh e zi, në të cilën ajo shfaqet e zhveshur dhe e shtrirë në tokë. Kështu, ajo tregoi edhe tatuazhet e shumta që ka në trup.

(Kosova Sot Online)