Graniti nuk e harron ish të dashurën, rrëfen historinë e tij të dashurisë

  • E.K /
  • 05 November 2021 - 14:12
Graniti nuk e harron ish të dashurën, rrëfen historinë e tij të dashurisë

Banori nga Kosova i “Big Brother VIP”, Granit Cana, ditëve të fundit ka qenë personazhi më i përfolur në shtëpi.

Mbrëmjen e djeshme ai i ka rrëfyer këngëtares, Fifi për njohjen dhe gjithë dashurinë e përjetuar me ish-partneren e tij.

“Kisha një histori me shoqen e saj, por rastësisht e njoha dhe sa e pash ndjeva fluturat në stomak. Lidhja që pata me shoqen e saj ma vështirësoi situatën”, tha ai.

Më pas ish-futbollisti shtoi se pas shumë përpjekjeve ata arritën që të vendosnin urat e komunikimit dhe më pas edhe të dashurisë.

“Insistova shumë se në fillim ajo nuk donte, por patën kontakte më vonë. Bashkëjetuam dhe kemi qenë gjithë kohës”, tregoi ai.

Sipas Granitit , koha e kaluar së tepërmi në shoqërinë e njëri-tjetrit u kthye më arsyen e ndarjes së tyre.

(Kosova Sot Online)