Kërkesa e BE-se për hapjen e dosjeve të UDB-së, lajm i frikshëm për spiunët e Serbisë

Kërkesa e BE-se për hapjen e dosjeve të UDB-së, lajm i frikshëm për spiunët e Serbisë
Kërkesa e BE-se për hapjen e dosjeve të UDB-së, lajm i frikshëm për spiunët e Serbisë

Dardan Grapci

  • 05 November 2021 - 07:33

Shkruan:  ANALISTI - Dardan Grapci

Me hapjen e këtyre dosjeve jo vetëm që do merret vesh se kush çka ka bëre, por me në fund Kosova do pastrohet nga këta tradhtare të vendit të cilët janë blerë nga Serbia për t’ju dhënë informata Serbisë në lidhje me situatën e atëhershme që ka qenë në Kosove, sidomos gjatë viteve 96-99 ku kanë qenë të përfshirë në UÇK kinse si luftëtar sa për të marr informata se ku gjinden dhe cili është plani i tyre kundër ushtrisë Serbe!

-Hapja e dosjeve të UDB-së për Kosovën është dashur të kërkohet nga Kosova menjëherë pas Pavarësisë së saj, nga Presidenca dhe ish-Kryeministri Hashim Thaçi. Me hapjen e dosjeve të ish shërbimit sekret serb - UDBA, do të dalin në publik të gjithë individët të cilët kanë qenë pjesë të këtij shërbimi gjatë viteve 90-ta, sidomos gjatë regjimit të Millosheviqit.

Frika nga zbulimi komplet i garniturës së njerëzve të UDB-së në politikë dhe në institucionet e Kosovës, ka bërë që të kalojnë edhe 13 vjet pas pavarësisë dhe këto dosje të mos hapen, të mos insistohet nga Serbja për dorëzimin e tyre dhe bërjen publike. Prandaj ka shumë Kosovar që kanë dhe ende janë pjesëtar të këtij shërbimi sekret serb të cilët kanë punuar në dëm të Kosovës dhe spiunazh.

Gjithashtu me hapjen e këtyre dosjeve të UDB-s, shumë politikan vendor, biznesmen, dhe qytetar do të duhej të arrestohen dhe dënohen për spiunazh dhe për afera korruptive me biznesmenët dhe politikanët Serb. Kosova nga kjo që do të ndodhë në të ardhmen do të fitoj shumë, duke e ditur që Serbia ende i ka në disponim dokumentet kadastrale dhe pronësore, si dhe dokumentet civile të qytetarëve, siç janë certifikatat e lindjes dhe diplomat shkollore, etj.

Kosovës me hapjen e këtyre dosjeve do ti ktheheshin edhe tokat e marra me dhunë nga ish Jugosllavia, gjë që shumë qytetarëve do tu kthehen dokumentacionet e duhura.

Prandaj Parlamenti Evropian se bashku me SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe OSBE duhet t’i bëjnë më shumë presion Serbisë, duke e ditur që ata do ta kundërshtojnë këtë vendim në çdo formë dhe më çdo formë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".