Dalin pamjet, policia ndërpret xhirimet e klipit të Loredanës dhe Don Xhonit

  • E.K /
  • 08 November 2021 - 09:33
Dalin pamjet, policia ndërpret xhirimet e klipit të Loredanës dhe Don Xhonit

Loredana dhe Don Xhoni kanë bashkuar forcat për herë të parë dhe pritet të sjellin për pak ditë projektin e ri muzikor.

Dyshja kanë bërë me dije nëpërmjet rrjeteve sociale se tashmë kanë nisur dhe xhirimet e videoklipit në Ferizaj, mirëpo janë përballur me policinë.

Në një video që ka qarkulluar në mediat sociale, shihet teksa policia e Kosovës ndërpret xhirimet.

Mesa duket ekipi xhirues nuk ka pasur leje për shfrytëzim të hapësirës publike për xhirim, ashtu siç e përcaktojnë rregullat dhe ligjet.

Vetë reperi ka treguar përmes një postimi në instastory se janë dënuar. 

(Kosova Sot Online)