Debati mes Fifit dhe Granitit pas letrës nga e dashura e tij

  • E.K /
  • 08 November 2021 - 08:37
Debati mes Fifit dhe Granitit pas letrës nga e dashura e tij

Në spektaklin e së premtes (5 nëntor), ish-futbollisti Granit Cana është befasuar nga ish-partnerja e tij.

Ajo i ka dërguar një letër në të cilën shkruhej shumëçka në lidhje me raportin e tyre e madje i theksoi që të mos e përdorë për lojë.

Në diskutimin e ditës së sotme mes Granitit e Fifit u përfol edhe letra veçanërisht fjalia ‘Mos më përdor për lojë’.

“Ajo vajza te ajo letra e ka shkruar një fjali ‘Mos më përdor për lojë’”, ka nisur bisedën këngëtarja nga Ferizaj teksa Graniti në anën tjetër shtoi se nuk mund t’i bind banorët për personin që jam nëse ajo nuk vjen në program.

“Kurrë kurrë në jetë nuk e kisha bërë një gjë të tillë. Ajo për mua është një gjë shumë e madhe. Ajo më njeh siç më njohin këtu. Pa ardh ajo me i bind nuk mundem të tregoj, t’i bind”, u shpreh Cana.

Graniti ka folur disa herë për ish-të dashurën me të cilën tha se ka bashkëjetuar për një kohë të gjatë.

Sa i përket marrëdhënies me Fifin, dyshja tani janë pajtuar që të jenë vetëm miq të mirë.

Theksojmë që këtë javë banori i larguar nga Big Brother VIP ka qenë këngëtari Ardit Çuni.

(Kosova Sot Online)