Të gjithë duan ta dinë ku do e shohim Luanën pas largimit/ Përgjigjen e mori vetëm këngëtarja e njohur

  • E.K /
  • 12 November 2021 - 17:50
Të gjithë duan ta dinë ku do e shohim Luanën pas largimit/ Përgjigjen e mori vetëm këngëtarja e njohur

Kida sapo ka marrë një lajm ekskluziv që gazetarët e mediave rozë e kërkojnë prej muajsh.

Këngëtarja ka marrë një reagim nga Luana, lidhur me pyetjen që i mundon të gjithë: Ku do e shohim Luanën pas largimit nga “Top Channel”?

Pak javë më parë, në një foto Kida shkroi “Ku ike”, që është edhe titulli i këngës së saj të re.

Titullit të këngës iu përgjigj Luana në sektorin e komenteve duke shkruar: “Ika pra mooo, mos ma bëni më këtë pyetje”.

 

“U më fal Kidushe se ma bëjnë aq shpesh sa kudo që e shoh si fjalë mendoj që e kanë me mua”, ka shkruar Luana me humor duke shkaktuar të qeshura tek komentuesit dhe Kida.

Mirëpo tani është Kida ajo që u bë kurioze se “Ku iku” Luana, pra se në cilin televizion do jetë tani e tutje dhe përgjigjen ia dha vetë Luana.

“Haahah zor me vendos”, shkroi ajo. 

Kujtojmë se javën që lamë pas Express Rozë raportoi se Luana është ftuar për të moderuar dhe marrë të drejtat e programit të saj “Shiko kush luan”, në këmbim të një page prej 20 mijë eurosh në muaj.

Mësohet gjithashtu se Luana ka marrë disa oferta të ngjashme edhe nga televizionet në Kosovë dhe është duke shqyrtuar me kujdes për shtëpinë e saj televizive të radhës.

Lidhur me këto lajme Luana reagoi ditën e djeshme dhe dha një përgjigje shumë origjinale.

(Kosova Sot Online)