Paloma e tregon banorin që do ta fitojë Big Brother VIP

  • A.P /
  • 13 November 2021 - 16:46
Paloma e tregon banorin që do ta fitojë Big Brother VIP

Paloma jep emrat e pretendentëve të mundshëm fitues në Big Brother VIP.

Ish-banorja e “Big Brothe VIP”, Paloma e pyetur se kush mendon se do të fitojë edicionin e parë të BB VIP, sipas Palomës, pretendenti kryesor është Iliri.

“Iliri është shumë karakter i fortë, është shumë sensibël si natyrë dhe di ta meanxhaojë mirë situatën”, tha gazetarja e njohur.

Por ajo përmendi gjithashtu edhe emrat e Arjola Demirit dhe Donald Veshajt.

“Nuk po përjashtoj edhe Donaldin, por ai merr kot, nxitohet, Iliri mund të jetë më dinak, por nuk e shpreh. Edhe Arjola në fakt më pëlqen”, u shpreh Paloma.

(Kosova Sot Online)