Pas veshjes ekstravagante në dasmën e shoqes kritikohet Kendall Jenner

  • A.P /
  • 15 November 2021 - 15:56
Pas veshjes ekstravagante në dasmën e shoqes kritikohet Kendall Jenner

Kendall Jenner ishte e ftuar në dasmën e shoqes së saj Lauren Perez në Miami të enjten dhe zgjodhi të vishte një fustan të guximshëm, që jo shumë njerëz do ta zgjidhnin për një dasmë.

Modelja 26-vjeçare ndau foto të pamjes së saj në Instagram Stories, duke pozuar në pasqyrë me të ftuara të tjera të famshme, si mikesha e saj Hailey Bieber.

Fustani seksi nga Mônot, shfaqte pjesë të trupit nga prerjet trekëndore në gjoks dhe bark.

Edhe pse Jenner e veshi fustanin e guximshëm vetëm pasi u ndërrua për pritjen, pasi kishte fillimisht fustanin e shoqërueses së nuses blu prej mëndafshi, përdoruesit e Twitter-it nuk ishin aspak dakord me pamjen.

“@KendallJenner më mirë të vish në dasmën time me një fustan nusërie sesa me këtë”, -shkroi një përdorues.

“Imagjinoni Kendall Jenner të veshur kështu në dasmën tuaj,” -shtoi një tjetër.

Image

(Kosova Sot Online)