Sot është këngëtare e njohur, a mund ta dini kush është vajza në foton nga fëmijëria

  • E /
  • 16 November 2021 - 10:07
Sot është këngëtare e njohur, a mund ta dini kush është vajza në foton nga fëmijëria

Mihrije Braha dje ka festuar ditëlindjen.

Këngëtarja Mihrije Braha është aktive në rrjetet sociale, ku publikon foto nga përditshmëria e saj.

Por, a e keni parë ndonjëherë se si është dukur kur ka qenë fëmijë?

Në rrjetet sociale është shpërndarë një fotografi kur Mihrija ka qenë fëmijë.  

Ndryshe, në ditëlindjen e saj, Mihrije Braha mori urime të shumta nga ndjekësit dhe familjarët.

Një urim të veçantë ajo ka marrë nga bashkëshorti i saj Naim Abazi dhe djali i tyre, Platori.

“E dashur Mihrije , e dashur mam, duam të të themi se ti je kuptimi i jetës sonë , je përmbajtja je dashuria je shtylla , je ëndërra, je ngjyra dhe mrekullia, qe jeten na e bene te bukur ! Nuk ka fjale , as shkronja me te cilat do te ta thonim sa te duam dhe sa te lumtur jemi qe te kemi ! Gezuar Ditelindjen ! Platori & Naimi”- ka shkruar Naimi dhe Platori për Mihrien.

(Kosova Sot Online)