Robin Krasniqi kurorëzohet në xhami me modelen

  • G.G /
  • 20 November 2021 - 11:46
Robin Krasniqi kurorëzohet në xhami me modelen

Pak ditë pasi e bëri publike lidhjen e dashurisë me modelen Marigona Krasniqi, boksieri Robin Krasniqi është kurorëzuar sipas parimeve islame në xhaminë e Mati-1 në Prishtinë.

Pasi kryerjes së kësaj cermonie Hoxhë Fadil Musliu i ka uruar çiftit mbarësi në jetën bashkëshortore.

“Sot në xhaminë Mati-1 në Prishtinë, kampioni botëror Haxhi Krasniqi e bëri kurorëzimin sipas parimeve fetare islame. Kurorëzimin e bëri para hoxhallarëve të nderuar: Hoxhë Fadil Musliu Imami i xhamisë, hoxhë Ekrem Avdiu imam nga Mitrovica si dhe hoxhë Xhelal Kaloshi imam në Gjermani. Zoti e bekoftë çiftin e ri dhe ju dhashtë mbarësi në jetën bashkëshortore”, ka thënë Hoxha.

(Kosova Sot Online)