Bebe Rexha kap miliardat

  • G.G /
  • 25 November 2021 - 10:13
Bebe Rexha kap miliardat

Bebe Rexha ka arritur të thyejë një rekord prej më shumë se 1 miliard klikimesh në tre nga këngët e saj. Bëhet fjalë për këngët “In the Name of Love”, “Me, Myself & I”, dhe “Meant to Be”. Emocionin për këtë arritje, Bebe e ka shprehur edhe në Instagram: “Treshja hyjnore. Mirë se vini në klubin e miliarderëve “Me Myself & I”. Nuk mund ta besoj sesi muzika më ka ndryshuar jetën dhe më ka ndihmuar të bëhem njeri më i mirë. U jam shumë mirënjohëse. Ju dua të gjithëve.”

Rikujtojmë që Bebe së fundmi solli dhe albumin e saj të dytë me titull “Better Mistakes”.

(Kosova Sot Online)