Zbulohet gjinia e fëmijës së dytë të Zaiminës

  • A.P /
  • 26 November 2021 - 19:17
Zbulohet gjinia e fëmijës së dytë të Zaiminës

Zaimina ia ka ëmbëlsuar ditën të gjithë ndjekësve me fotot e reja të postuara në Instagram ku shfaqet duke pozuar në breg të detit me Khloen.

Nënë e bijë janë veshur me të bardha dhe sytë direkt shkojnë tek barku i rrumbullakosur i Zaiminës, e cila është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Zaimina ka zbuluar se është në pritje të një vogëlushi dhe së shpejti Khloe do të bëhet me një vëlla.

‘Mezi presim të të takojmë’, ka shkruar ajo teksa shihet se ka lyer barkun me ngjyrë të kaltër.

Image

(Kosova Sot Online)